Di Canio godet Juvën: Si mund të llogarisësh vetëm në një sulmues

Di Canio godet Juvën: Si mund të llogarisësh vetëm në një sulmues

Ish-kapiteni i Lazios, Paolo di Canio, ka kritikuar Juventusin që nuk bleu asnjë sulmues gjatë verës që lamë pas.

Di Canio mendon se Juve do ta ketë vështirë në këtë sezon të garave me vetëm Dusan Vlahovic sulmues.

“Këtë sezon, Juventusi ka vetëm Vlahoviçin si sulmues. Si mund të përgatisni një cikël të ri të garave me vetëm një sulmues?!”, ka thënë Di Canio për ‘Sky Italia’, raporton RTKLive.

“Milik lëndohet më 7 qershor dhe Juve nuk shqetësohet për të gjetur një zëvendësues? Tani sigurisht se do të ketë probleme”.

“Douglas Luiz, i cili kushtoi 50 milionë nuk luan në skuadrën e Motta-s. Ai thotë se Locatelli është përmirësuar. Por problemi kryesor është sulmuesi. Hiqni Vllahoviçin dhe do të shihi”, ka pohuar Di Canio.

Share This