Dhuroi 50 dollarë për Ukrainën-dënohet me 12 vjet
Ruso-amerikanja Ksenia Karelina, 33 vjeç, dhuroi 50 dollarë për një organizatë që mbështet Ukrainën.
Tani ajo është dënuar me 12 vjet burg për tradhti ndaj Rusisë.
Ajo u shpërngul nga Rusia në vitin 2012, por ishte kthyer në atdheun e saj në fillim të këtij viti për të vizituar familjen. Më pas ajo u arrestua nga shërbimi i sigurisë i FSB-së, sepse ajo dhuroi rreth 50 dollarë, për organizatën bamirëse Razom, e cila mbështet Ukrainën, shkruan Bloomberg.
Paratë thuhet se kanë shkuar për forcat ukrainase. Ajo është e dënuar për tradhti, raporton rtk.