Dështon edhe përpjekja e 22-të e konstitumit të Legjislaturës së 9-të

Dështon edhe përpjekja e 22-të e konstitumit të Legjislaturës së 9-të

Ka dështuar për herë të 22-të përpjekja për konstituim e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Edhe kësaj radhe nuk pati kuorum të mjaftueshëm për formimin e komisionit për votim të fshehtë. 54 deputetë votuan pro, një kundër dhe nuk pati abstenim, teksa deputetët e tjerë nuk morën fare pjesë në votim.

Kësisoj, kryesuesi i seancës Avni Dehari njoftoi se seanca ndërpritet për të vazhduar të enjten me fillim prej orës 11:00, raporton rtk.

Share This