Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Për të 17-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Edhe një herë dështoi formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, me 53 vota për një kundër, asnjë abstenim.

Seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 10:30.

Në fillim të seancës, deputetët nderuan me një minutë heshtje veprimtarin Ukshin Hoti në 26-vjetorin e zhdukjes së tij, raporton rtk.

Share This