Deri në 5 orë pritje për të dalë nga Kosova
Pikat kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë më të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme, sidmoso kufiri në Merdarë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në përditësimin e saj në orën 08:14 ka bërë të ditur se kolona janë krijuar në Merdarë, te Dheu i bardhë, dhe Muçibabë.
Në Merdarë, për të dalë nga Kosova, po pritet deri në pesë orë, ndërsa kolona vijon të jetë 2500 metra.
Në pikën e Muçibabës po pritet deri në dy orë e gjysmë, te Dheu i Bardhë mbi një orë.