Derbi i shqiptarëve në Turqi: Mara shënon, Bardhi dhuron asist
Jo vetëm Rey Manaj. Në Turqi ka shënuar edhe Uerdi Mara, gol ku asistin e dha Jurgen Bardhi.
Dy futbollistët shqiptarë janë pjesë e Keciorengucu, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit turk.
Keciorengucu e mbylli në barazim 1-1 duelin shtëpiak përballë Manisa FK, ekip ku luajnë Meriton Korenica, Jetmir Topalli dhe David Domgjoni. Me dy të parët që u aktivizuan në këtë ndeshje.
Ishte minuta e katërt kur vendasit kaluan në avantazh. Asist i Bardhit dhe gol i Marës, i cili tundi rrjetën kundërshtare me një diagonale të saktë. Ky ishte goli i dytë sezonal për 24-vjeçarin korçar.
Ndërkohë që Bardhi, ish-lojtari i Partizanit, regjistroi asistin e katërt sezonal. 26-vjeçari nga Fushë Kruja numëron edhe dy gola me Keciorengucun.