De Vrij nuk e mendon largimin nga Interi
Mbrojtësi holandez Stefan De Vrij synon të qëndrojë edhe disa sezone te Interi.
De Vrij duke folur për mediet holandeze, ka thënë së dëshiron të qëndrojë tek kampionët në fuqi të Italisë.
“Unë kam vendin tim te Inter dhe natyrisht kam opsion për një vit tjetër. Kjo zgjedhje varet nga klubi dhe unë do të doja të zgjidhja këtë opsion”, tha De Vrij.
Holandezi me Interin ka kontratë deri në verën e vitit 2025, por 32-vjeçari preferon të rinovojë kontratën me skuadrën e Simone Inzaghit.