De Rossi: Vendimi i Dybala-s për të qëndruar në Romë ishte emocionuese
Trajneri i Romës, Daniele De Rossi është shprehur i lumtur që argjentinasi Paulo Dybala vendosi që të qëndrojë në skuadrën e tij.
Kampioni i botës me Argjentinën refuzoi mega-ofertën nga Arabia Saudite, duke i qëndruar besnik skuadrës ‘romake’.
De Rossi thotë se vendimi i Dybala-s ishte emocionues dhe sipas tij, argjentinasi është një lider i Romës.
“Zgjedhja e Paulos ishte emocionuese, tifozët do ta brohorasin pa pushim”, ka thënë Dybala.
“Ne të dy kemi folur përpara se lajmi të bëhej publik. Ai është një lider”, ka pohuar strategu italian.