De La Fuente shpall listën e Spanjës, asnjë lojtar i Realit

De La Fuente shpall listën e Spanjës, asnjë lojtar i Realit

Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjet e fundit ndërkombëtare të vitit 2024, ku do të përballet me Danimarkën dhe Zvicrën në Ligën e Kombeve.

Edhe pse vendi i tyre në fazën tjetër është i siguruar, kombëtarja La Roja ende duhet të konfirmojë vendin e parë në grup.

Trajneri Luis de la Fuente ka publikuar skuadrën e Spanjës, e cila përfshin disa fytyra të reja.

Marc Casado i Barcelonës, Aitor Paredes i Athletic Bilbaos dhe Samu Omorodion i Portos kanë marrë të gjithë thirrjet e tyre të para.

Alvaro Morata, pavarësisht se pësoi një dëmtim në kokë gjatë stërvitjes së Milanit këtë javë, është përfshirë gjithashtu në skuadër si kapiten.

Për shkak të një lëndimi mungon Dani Carvajal, duke vulosur kështu një skuadër të Spanjës pa asnjë lojtar të Real Madridit, pas një kohe shumë të gjatë.

Në listë nuk mungojnë emrat e yjeve të ekipit si Aymeric Laporte, Fabian Ruiz, Pedri, Dani Olmo, Lamine Yamal dhe Nico Williams.

Share This