“Dardanët”: Tifozëllëk për Kosovën, jo kundërtifozëllëk për Izraelin

“Dardanët”: Tifozëllëk për Kosovën, jo kundërtifozëllëk për Izraelin

Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ka ftuar për përkrahje te Kosovës në ndeshjen e të së dielës kundër Izraelit e cila përket te kualifikimet për Euro 2024 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sipas tij, tifozëria duhet të jetë për Kosovën pa bërë, siç e ka quajtur ai, kundërtifozëllëk për të tjerët, në rastin konkret për Izraelin.

Berisha ka theksuar se kush ka pakënaqësi me zhvillime të caktuara në botë atëherë shteti i Kosovës ka institucione që merren me politikë të jashtme.

“Nuk duam t’i japim vëmendje mysafirit, duam të koncentrohemi te interesi ynë, që është mbushja e stadiumit, shtyerja e lojtarëve drejt fitores, fillimi i kthelljes së ujit e turbullt të këtyre kualifikimeve. Nuk jemi të interesuar që si komunitet i sportit ta bartim barrën e konflikteve jashtë vendit tonë. Plot nga ne jemi prindërdh dhe e kuptojmë dhembshurinë për fëmijët e vrarë kudo në botë, por jemi këtu për tifozëllëk për vete e jo kundërtifozëllëk për të tjerët. Të mos krijojmë frymë përçarëse të panevojshme”.

Ndeshja Kosovë-Izrael ka qenë në orar për muajin e kaluar, por ishte shtyrë pas shpërthimit të konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit.

Share This