
Dardanet thyejnë Letoninë, ngjitën në Ligën A
Kombëtarja e Kosovës në futboll U19 (Femrat) e ka mposhtur Letoninë me rezultat 0-4, të hënën pasdite në Maltë.
Dardanet e reja realizuan fitoren e tretë në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për Evropianin 2025 në Ligën B, duke mposhtur Letoninë.
Shabani (36’), Orana (42’), Paci (59’) dhe Maqestena (90+4), shënuan nga një gol për fitoren e madhe të Kosovës.
Kësisoj, Kosova e mbylli këtë turne në pozitën e parë dhe siguroi kualifikimin në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues.