‘Dardanët të gatshëm për ta bërë krenar vendin tonë’
Kombëtarja e Kosovës në basketboll, tashmë është në fazën finale për sfidat e nëntorit.
Dardanët me 21 nëntor luajnë në udhëtim tek Zvicra, kurse, tri ditë më vonë Kosova përballet me Irlandën.
Sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës, basketbollistët e Kosovës janë të gatshëm të japin më të mirën në këto dy duele tejet të rëndësishme.
“Kosova, me zemrën dhe vendosmërinë e saj, udhëton në Zvicër dhe Irlandë vetëm për fitore. Djemtë tanë janë të gatshëm të japin maksimumin me shumë pasion dhe shpirt për ta bërë krenar vendin tonë. Diaspora e dashur, ejani t’i jepni zemër basketbollistëve dardanë. Në Zvicër e Irlandë, le të dëgjohet kënga për Kosovën”, thuhet në njoftimin e FBK-së.