Dardanët mbajnë stërvitjen në Torshavn, gati për duelin me Ishujt Faroe
Kombëtarja e Kosovës në hendboll, tashmë e ka mbajtur stërvitjen e parë në Torshavn para ndeshjes me Ishujt Faroe.
Dardanët të mërkurën mbrëma do të ndeshen me Ishujt Faroe në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për EURO 2026.
Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës, stërvitja e parë ka shkuar mjaft mirë, dhe sipas FHK-së, atmosfera në kampin e Kombëtares sonë është mjaft e mirë.
Të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe në formë të mirë për duelin me Ishujt Faroe.
Ndeshja Ishujt Faroe-Kosova fillon në orën 20:00.