Dardanët kërkojnë përkrahje, kjo është tabela para sfidës me Zvicrën

Dardanët kërkojnë përkrahje, kjo është tabela para sfidës me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, nesër mbrëma do të sfidojë Zvicrën në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e Kupës së Botës 2027.

Dardanët në duel me zviceranët vijnë pas fitores së madhe kundër Azerbajxhanit.

Në duelin ndaj Zvicrës, Kosova ka nevojë për përkrahjen e tifozëve kosovar.

Sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës, “basketbollistët e Kosovës janë të motivuar maksimalisht për sfidën ndaj helvetikëve dhe kualifikimin në fazën e ardhshme”.

Tabela pas pesë ndeshjeve të Grupit A për parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027

1.Zvicra 10 pikë

2.Kosova 7

3.Irlanda 7

4.Azerbajxhani 4

Share This