
Dardanët e rinj në turneun ‘4 Nations’
Një tjetër angazhim ndërkombëtar do të ketë Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë).
Sot në mëngjes, Kombëtarja jonë e 18-vjeçarëve ka udhëtuar për në Belgjikë, ku do të paraqitet në turneun “4 Nations”.
Turneu mbahet në Lokeren, ndërsa pos Kosovës e Belgjikës do të marrin pjesë edhe Luksemburgu dhe Britania e Madhe.
Sonte Kombëtarja jonë nga ora 18:00 përballet me Luksemburgun, derisa të enjten prej orës 18:00 luhet ndeshja mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
Ndërkaq ndeshja mes Belgjikës dhe Kosovës U18 zhvillohet të premten nga ora 16:00.
Ky turne vlerësohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të hendbollistëve tanë të rinj.


