
Dardanet e nisin furishëm, ky është urimi i presidentit Ademi
Kombëtarja e Kosovës në futboll (Femrat) e kanë nisur me fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve, shkruan Rekordi.net.
Dardanet mundën bindshëm Maqedoninë e Veriut (0-4), të premten në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka uruar ekipin dardan për fitore.
Sipas tij, paraqitja mbresëlënëse e Kosovës në duel me Maqedoninë e Veriut, është dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit të ekipit tonë.
Postimi i plotë i Ademit:
Fitore e madhe për Dardanet tona!
Kombëtarja e Kosovës e ka nisur fuqishëm Ligën e Kombeve me një triumf bindës ndaj Maqedonisë së Veriut, 4:0, në Grupin C6.
Kjo paraqitje është dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit të ekipit tonë. Urime vajzave dhe stafit në krye me Sami Sermaxhajn për këtë fillim të mbarë!
Së bashku t’i mbështesim vashat tona në sfidën e radhës më 25 shkurt në ‘Fadil Vokrri’ kundër Letonisë.
Kosova ndeshjen e radhës do ta luajë kundër Letonisë më 25 shkurt në ‘Fadil Vokrri’. /Rekordi.net