Dani Alves lirohet me kusht
I ndaluar në janarin e 2023-it me akuzën e përdhunimit, Dani Alves shumë shpejt do të rikthehet në gjendje të lirë pasi ka pranuar për të paguar 1 milionë euro si garanci.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, i dënuar me katër vite e gjysëm heqje lirie nga shkalla e parë e Gjykatës së Barcelonës, pritet që të lirohet brenda kësaj jave.
Mësohet se ai do të dorëzojë të dy pasaportat e tij (spanjolle dhe braziliane) si dhe do të jetë i detyruar që të paraqitet ç’do javë në polici.
Braziliani gjithashtu duhet që të bëjë kujdes pasi duhet të qëndrojë 1000 metra larg viktimës.