Daku shënon dygolësh, ngjitet në vendin e dytë të golashënuesve në Rusi

Daku shënon dygolësh, ngjitet në vendin e dytë të golashënuesve në Rusi

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka qenë protagonist në sfidën mes Rubin Kazan dhe Khimki në kampionatin rus, duke realizuar dygolësh.

Megjithatë, performanca e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 3-2 të skuadrës së tij Rubin Kazan në duel me Khimki.

Pavarësisht golave, Daku humbi edhe një penallti — e treta e humbur nga ai në këtë sezon, por me dy golat e fundit ai e çon në 14 numrin total të realizimeve në kampionatin aktual.

Me këtë arritje, sulmuesi shqiptar kalon në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve, duke lënë pas Alexei Batrakov të Lokomotivit, i cili ka 13 gola.

Aktualisht, kryesues i kësaj renditjeje është Manfred Ugalde i Spartakut me 16 gola.

Sulmuesi nga Kosta Rika nuk ka shënuar që prej datës 2 mars, çka i jep Dakut shpresa për të synuar kreun në javët e mbetura.

Share This