Daku nuk ndalet, sulmuesi shënon sërish në Rusi
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Mirlind Daku ka nisur shumë mirë sezonin e ri në kampionatin rus. 26-vjeçari ka shënuar golin e dytë sezonal me fanellën e Rubin Kazan.
Daku ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, golin e fitores momentale 1-0 (ndeshja po luhet) të Rubinit përballë Khimkit.
Sulmuesi realizoi që në minutën e dytë të takimit, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në fund të pjesës së parë Daku realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ky është goli i dytë në 3 ndeshje të luajtura në kampionat për sulmuesin.