Daku: Jam mysliman, u habita kur pashë xhaminë në Kazan

Daku: Jam mysliman, u habita kur pashë xhaminë në Kazan

Mirlind Daku ka zbuluar për përvojën e tij te Rubin Kazani dhe për ndjesitë e tij kur kishte ardhur në qytetin e Kazani ku është i bazuar klubi.

“Jam mysliman, jam habitur kur kam parë xhaminë këtu e pastaj edhe kishën. Nuk e kam këtë problem, më pëlqen zemra e njerëzve, e jo ajo që e mendojnë apo që e bëjnë”, ka thënë Daku në intervistën për kanalin zyrtar të klubit.

“Nëse janë të mirë me mua, jam i mirë me ta”.

“Në fund të ditës jemi një ekip”.

Sa i përket lojës, Daku ka thënë që në secilin klub që ka luajtur, viti i dytë ka qenë më i mirë se i pari, andaj këtë pritshmëri e ka edhe te Kazani.

Ai u shpreh se i erdhi befasi edhe vetë atij kalimi te Rubini, por quan ndër zgjedhjet më të mira, dhe thotë se e ndien respektin e njerëzve atje.

“Transferimi im te Rubini është një prej zgjedhjeve më të mira që i kam bërë deri me tash”.

“Për Rubinin ka qenë befasi, sepse mendonte për klube të tjera evropiane. Që nga dita e parë kam marrë aq shumë respekt nga shumë njerëz këtu dhe nuk mund ta harroj këtë”.

Share This