Daku i emocionuar për ftesën nga Shqipëria, ky është reagimi i tij
Sulmuesi kosovar Mirlind Daku tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.
Daku është në listën e trajnerit Sylvinho për ndeshjet e shtatorit, ku kuqezinjtë do të ndeshen me Çekinë dhe Poloninë në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Daku i emocionuar për këtë ftesë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka shpërndarë një fotografi të tijën në moshë të vogël teksa shihet veshur me një fanellë kuqezi me mbishkrimin: “Që nga dita e parë”.
Risi në listën e brazilianit Sylvinho është edhe Arbnor Muja, një tjetër kosovar që tani e tutje do të vesh fanellën kuqezi.