Daku gati për Serie A, skuadra italiane vihet pas “bomberit” nga Gjilani
Mund të jetë thjesht çështje orësh para se të kalojë edhe ai në Itali.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave ruse, “bomberi” i Kombëtares shqiptare dhe Rubin Kazan, Mirlind Daku është shuëm pranë kalimit në Serie A, aty ku skuadra e Cagliari e kërkon me ngulm sulmuesin “shtatlart”, nga Gjilani dhe thuhet se kanë bërë ofertën e parë për të, pavarësisht se shumë nuk bëhet me dije.
Në ditet e ardhshme pritet që Rubin Kazan të marrë vendimin për të pranuar ose jo ofertën për Dakun, ofertë që pritet të jetë më e madhe, se 1.2 milionë eurot e paguar nga Rubin Kazan për kartonin e 26-vjeçarit, me këtë të fundit që është shumë pranë hapit të madh në karrierë.
Ndërkaq, kujtojmë se Daku zhvilloi vetëm një sezon të plotë në Rusi, me skuadrën e Rubin Kazan, që siç thamë pagoi 1.2 milionë euro, te skuadra e Osijek për “bomberin” nga Gjilani, i cili në 33 ndeshjet e regjistruara për skuadrën e tij këtë sezon shënoi 10 gola e “dhuroi” 4 të tjerë.