
Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, 923 gola në karrierë
Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të mbushë 40 vjeç, vazhdon të zgjasë serinë e golave dhe këtë herë e bëri në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Pikërisht në përballjen me Al Wasl, i mundur me rezultatin 4-0 nga Al Nassr-i i tij. Me dygolëshin e shënuar, CR7 arriti shifrën e pabesueshme të 923 golave në të gjithë karrierën e tij si futbollist.
Kështu Stefano Pioli dhe banda e tij arrijnë të kapin për një moment Al Hilalin në 16 pikë, në pritje të ndeshjes së nesërme. Al Ahli aktualisht është në krye të tabelës me 19 pikë.