
Craiova sfidon Rapidin për Rrahmanin
Një skuadër tjetër nga Rumania po e sfidon Rapidin e Bukureshtit për shërbimet e sulmuesit Albion Rrahmani.
Mediumet rumune, raportojnë se është Universitatea Craiova, skuadra që është futur në garë për transferimin e Rrahmanit.
Rrahmani 24-vjeçar, pritet të largohet nga Sparta e Pragës pas vetëm një sezoni në Çeki.
Madje, Sparta tashmë e ka nxjerrë në shitje Rrahmanin dhe për kartonin e tij po kërkon 2.5 milionë euro.
Rrahmani nuk ka bindur me paraqitjet e tij te Sparta, ekip që pagoi 5 milionë euro për ta transferuar verën e shkuar nga Rapidi i Bukureshtit.
Në 34 paraqitje me fanellën e Spartës, Rrahmani ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 2 asistime.