Ç’po ndodhë? Gjesti përfundon nën përqafimin e Lelas ndërsa i thotë se ”Xheneta s’di me folë si njeri” (VIDEO)
Një afërsi mes dy banorësh u pa sot në shtëpinë më të madhe në vend, mes Lelas dhe Gjestit.
E gjitha ndodhi kur dyshja po bisedonin për acarimin e Xhenetës, dhe përfundimisht rezultojnë edhe përqafime mes tyre, transmeton klankosova.tv.
“A di bre çfarë energjie të mirë ma jep”, dëgjohet Lela t’i drejtohet Gjestit.
“A di bre s’e kisha mendu kurrë. Kur t’i shoh kangët e tua. Them ‘o zot’ në mendjen tem, a kam me mujt m’u përshtatë’’, shtonte tutje Lela, pasi e dëgjoi Gjestin t’i thoshte se ‘’Xheneta s’di me folë si njeri”.
“S’e kisha besu në jetë që je qeshtu. Je shumë i mirë Gjest”, vazhdon Lela dhe hidhen në përqafimin e njëri tjetrit.
Gjithë kjo skenë, rezultoi ndërsa Gjesti po i rrëfente Lelas, momentin e hidhërimit të Xhenetës, kur ai ishte larguar nga shtrati i saj pa shpjegim, por siç pretendon tashmë, ishte për shkak të një situate të rëndë shpirtërore që po e kalon.
Se çfarë pritet të ndodhë tutje, mes Lelas dhe Gjestit, mbetet të shihet në ditët në vijim.