Conte: Kvaratskhelia ka kërkuar largimin

Conte: Kvaratskhelia ka kërkuar largimin

Trajneri i Napolit Antonio Conte ka konfirmuar se ylli i skuadrës Khvicha Kvaratskhelia e ka kërkuar largimin në këtë afat kalimtar të janarit.

“Kvaradona” kërkohet me ngulm nga PSG-ja, me të cilët thuhet se ka arritur marrëveshje personale, ndërsa e tëra që mbetet është gjuha e përbashkët mes punëve.

Conte ka konfirmuar dëshirën e lojtarit për t’u larguar, ku shtoi se është zhgënjim i madh.

“Është zhgënjim i madh. Kurrë nuk jam fshehur nga pyetjet e parehatshme. Nëse flas, e flas të vërtetën përndryshe preferoj të qëndroj i qetë. Nuk them gënjeshtra”.

“Po flasim për një lojtar të rëndësishëm. Lojtar i cili donte të largohej edhe në verë. Kualiteti nevojitet në punën që dua të bëhet, si dhe konfirmimi i disa lojtarëve, përfshirë Khvicha, i cili siç e dini kërkonte largimin në verë”.

“Ai kërkoi nga klubi të shitet, pa i ndryshuar fjalët e tij. Kështu më ka thënë mua, lojtari ma ka konfirmuar vendimin”.

“Personalisht ndihem i zhgënjyer sepse kalova gjashtë muaj duke provuar t’i dëshmoj Kvaras se është në qendër të projektit, t’i tregojmë se mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe kemi punuar me klubin që gjashtë muaj për t’ia rinovuar kontratën”.

“Nga pikëpamja ime është zhgënjim i madh. Sot më duhet të bëj një hap mbrapa. Nuk mund t’i mbaj ata që duan të largohen lidhur për karrige. E bëra në verë dhe kishim gjashtë muaj për t’i bindur të gjithë palët për të gjetur zgjidhje”.

Share This