Conte i lumtur që sërish e ka në skuadër Lukakun
Trajneri i Napolit, Antonio Conte është shprehur i lumtur që sërish po punon me Romelu Lukakun.
Sulmuesi belg shënoi gol në fitoren e napolitanëve kundër Cagilarit (4-0), sfidë kjo e luajtur të dielën që lamë prapa.
“Gjithmonë kam thënë se e doja Romelu në Inter. E kisha kërkuar edhe te Chelsea para se të shkonte te Manchester United, sepse ai është një sulmues tipik”, ka thënë Conte.
“Ai është jashtëzakonisht i gjatë dhe i fortë fizikisht. Gjendja e tij nuk është ende optimale, por ai është lojtar i rëndësishëm për ne”, ka theksuar strategu italian.
Kujtojmë se Lukaku gjatë kësaj verë iu bashkua Napolit.