Coinceiçao: Të fitojmë dhe… të fitojmë, kështu ringrihemi

Coinceiçao: Të fitojmë dhe… të fitojmë, kështu ringrihemi

Dhjetë ditë makthi për Milanin: fillimisht eliminimi nga Champions League nga Feyenoord, më pas disfata e dyfishtë në kampionat në ndeshjen jashtë fushe në Torino dhe në Bologna.

Lazio mbërrin në “San Siro” të dielën në mbrëmje dhe skuadra kuqezi, në një klimë proteste, është thirrur në apel për të mos humbur as shpresën më të vogël për të arritur në zonën e Champions League.

Aktualisht Milani është tetë pikë pas Juventusit në vendin e katërt.

“Të fitojmë, të fitojmë, të fitojmë. Është ajo që duam. Ne e dimë përgjegjësinë e momentit. E dimë se çfarë ka ndodhur për shkak të gabimeve tona ose gabimeve të dikujt që nuk mund t’i kontrollojmë dhe duhet të punojmë në atë që kontrollojmë. Nuk mbahemi dot pas fatkeqësive të vogla, jeta është e tillë”.

Për modulin – “Për kohën që kam në dispozicion, patjetër që dua të punoj për të luajtur në një mënyrë tjetër, nga e marta do të filloj të punoj në fushë dhe jo vetëm në dërrasën e zezë. Unë do të punoj në një sistem tjetër pa dyshim. Në të kaluarën time kam luajtur me 4-3-3, 4-4-2, 4-2-3-1, 3-5-2, 3-4-3, lojtarët duhet të ndihen rehat me dhe pa top”.

Për Joao Felix  –  “Ai është shumë i mirë mes linjave, për mendimin tim ndonjëherë me dëshirën për të prekur topin lëviz shpesh në zona ku nuk duhet, sepse në fund na duhet një sulmues i dytë dhe jo një mesfushor mbrojtës. Ai duhet të jetë më vendimtar sepse ka cilësinë për të qenë i tillë gjatë ndeshjes, duhet të bëjë diferencën në 30 metrat e fundit”.

Share This