
Çmenduri në tregun e futbollit: Yamal thyen çdo rekord vlerash
Lamine Yamal është shpallur lojtari më i vlefshëm në planet sipas studimit të fundit të CIES Football Observatory.
Ylli 18-vjeçar i Barcelonës është vlerësuar me 343 milionë euro, duke lënë pas emra të mëdhenj si Erling Haaland dhe Kylian Mbappé.
Studimi thekson se mosha e re, paraqitjet e shkëlqyera me Barcelonën dhe Spanjën, si dhe kontrata e fortë me klubin katalanas, kanë ndikuar në këtë vlerësim rekord.

