‘Çmendet’ City, 100 milionë për Pedrin

‘Çmendet’ City, 100 milionë për Pedrin

Manchester City i është vënë pas mesfushorit të Barcelonës, Pedri pasi trajneri Pep Guardiola po e do me çdo kusht.

Mësohet se City ka bërë gati ofertën për ta bindur Barcelonën në lirimin e tij gjatë kësaj vere.

Për kartonin e Pedrit, City do të ofroj 100 milionë euro pasi mesfushori po shihet si përforcim i madh për ekipin anglez prej sezonit të ardhshëm.

22-vjeçari është ndër lojtarët më të vlerësuar në pozitën e tij kurse këtë sezon në 43 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 7 asistime.

Ai ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2030 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 120 milionë euro.

Share This