Club Brugge i thotë ‘JO’ ofertës së Milanit për Jasharin

Club Brugge i thotë ‘JO’ ofertës së Milanit për Jasharin

Milani ka marrë “JO”-në e parë nga Club Brugge për transferimin e mesfushorit shqiptar Ardon Jashari.

Sipas “Calciomercato”, kuqezinjtë kanë ofruar 30 milionë euro plus bonuse, por kjo shifër nuk ka bindur klubin belg.

Brugge i ka bërë të qartë Milanit se për të ulur në tryezë për Ardon Jasharin kërkohet një ofertë prej të paktën 40 milionë eurosh.

Pavarësisht refuzimit, kuqezinjtë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga talenti 22-vjeçar dhe tashmë janë duke përgatitur një ofertë të dytë, që pritet të kapë shifrën mbi 35 milionë euro.

Trajneri Massimiliano Allegri është i vendosur për të transferuar Jasharin në “San Siro”, pasi e sheh si pjesë kyçe të projektit të tij të ri në mesfushë.

Jashari ka kontratë afatgjatë me Club Brugge deri në verën e vitit 2029, por dëshira e tij për një hap të madh në karrierë mund të jetë vendimtare në javët në vijim.

Share This