Cleveland bën historinë, shënon 15 fitore radhazi

Cleveland bën historinë, shënon 15 fitore radhazi

Cavaliers kanë mundur edhe Charlotte duke kthyer në një start ëndrrash këtë fillim sezoni të NBA.

Ekipi nga Cleveland ka regjistruar fitoren e 15-të radhazi në po kaq takime të këtij sezoni përballë Hornets duke barazuar kështu një rekord të vendosur më parë nga tri skuadra.

Cavs mundën 128-114 ekipin e Hornets në një duel ku spikati Darius Garland me 25 pikë.

Ndërsa paraqitje për tu vlerësuar ishte edhe ajo e Ty Jerome, i cili luajti në vend të Donovan Mitchell, duke realizuar 24 pikë në ‘Rocket Mortgage FieldHouse’ të Cleveland.

Një ecuri të tillë më parë e kishin bërë Washington Capitols dhe Houston Rockets respketivisht dhe në 1949 dhe 1994.

Ndërsa në 2016-ën Golden State Warriors, shkoi edhe më tutje duke vendosur një rekord absolut 24-0.

Share This