Clark në Gjakovë, Gjini: ShBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark po qëndron në Kosovë dhe këtë e ka shfrytëzuar për ta vizituar edhe Gjakovën.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini shkroi në Facebook se me Clarkun kujtuan “ditët e angazhimit për lirinë e vendit” dhe se folën edhe “për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”.
“Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark.
Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme”, ka shkruar Gjini.