Çitaku: Të reflektojë LVV-ja, Kosova është më e madhe se secili prej nesh

Çitaku: Të reflektojë LVV-ja, Kosova është më e madhe se secili prej nesh

Pas dështimit të përpjekjes së 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim.

“Edhe njëherë bëjmë ftesë për reflektim. Kosova është më e madhe se sa secili prej nesh veç e veç”, tha Çitaku.

Ajo ka thënë se në këtë kohë bllokade po rrezikohet ekonomia kosovare e mijëra punëtorë.

“Ekonomia kosovare po dëmtohet e po rrezikohet, 140 mijë punëtorë po rrezikohen, familjet tona po rrezikohen e ndërkohë Kuvendi e institucionet  e Kosovës vazhdojnë të mbesin të bllokuara për shkak të grupit të parë parlamentar”, tha Çitaku para gazetarëve në paraqitjen e saj pas dështimit të përpjekjes së re për  konstituimin e Kuvendit, raporton rtk.

Share This