Çitaku: LV-ja dhe Kurti e luftuan ashpër dhe dhunshëm çdo projekt në energji

Çitaku: LV-ja dhe Kurti e luftuan ashpër dhe dhunshëm çdo projekt në energji

Vlora Çitaku e ka quajtur Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), korporatë të Martin Berishajt e Nagip Krasniqit.

Nënsekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka vlerësuar se promovimi i punonjësve të rinj në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje, dhe kryeministri Albin Kurti, është ironik, pasi të njëjtit, sipas saj, kanë sabotuar vazhdimisht çdo projekt zhvillimor në fushën e energjetikës.

Çitaku, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, e ka quajtur KEK-un korporatë të ambasadorit Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të kësaj ndërmarrjeje, Nagip Krasniqit.

“Lëvizja VV dhe A.K. paskan organizuar një ceremoni publike, me synimin e promovimit të punësimit të disa punëtorëve të rinj në Korporatën e Martinit dhe Nagipit.  Kjo përpjekje për vetëlavdërim nuk është gjë tjetër veçse një farsë e mjerë. Është ironike që pikërisht VV dhe A.K., që kanë sabotuar çdo projekt zhvillimor në fushën e energjetikës, po tentojnë të promovojnë një “arritje” të tillë”, ka shkruar ajo.

Share This