Çitaku: Kurti po përplaset pa nevojë me aleatët, kjo mund t’a izolojë më tej Kosovën
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele në veri u shoqërua me reagime nga Komuniteti Ndërkombëtar .
Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara e cilësuan këtë aksion si ‘të pakoordinuar’ me aleatët perëndimorë dhe me rrezik për sigurinë.
I ashpër në reagim ishte edhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien.
Ai i bëri thirrje kryeministri Kurti që të konsultohet në lidhje me veprimet që ndërmerr dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA.
“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar ai raporton Gazeta Blic.
Por veprimet e ndërmarra nga Kryeministri i vendit në kundërshtim me këshillat e aleatëve, nuk po i sheh si diçka të re, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.
Çitaku tha me ironi se, nëse ka pas diçka konsistente tek Kurti, është një lloj padurueshmerie për aleatet.
“Asgje e re nga Kurti. Nëse ka pasë dicka konsistente tek Kurti, është një lloj padurueshmerie për aleatet. Kosova, në koordinim me aleatet ka larguar tanket serbe nga Kosova, ka çliruar dhe pavarësuar Kosovën”
Ajo tutje u shpreh se sjellja e kryeministrit me aleatët mund të sjellë izolimin e mëtejshëm të Kosovës.
“Sot po përplasemi pa nevojë, me retorikë e propagandë, e cila kam dronë do ta izolojë më tej Kosovën” tha Çitaku.