
Çitaku e quan pengmarrje klasike të Kuvendit
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, edhe sot ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadë të qëllimshme të krijimit të institucioneve të Kosovës. Ajo ka thënë se PDK ka dhënë alternativa për të dalë nga kriza.
“Kjo është një pengmarrje klasike. VV po e mban Kuvendin të bllokuar. Ne kemi ofruar alternativë, edhe pse nuk kemi detyrim të votojmë kandidatin e tyre pa shumicë, ata po e mbanin të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Çitaku, duke theksuar se përgjegjësia për zhbllokimin bie mbi fituesin e zgjedhjeve.