CIA rrëzon akuzat e Moskës: Ukraina nuk tentoi të sulmonte rezidencën e Putinit

CIA rrëzon akuzat e Moskës: Ukraina nuk tentoi të sulmonte rezidencën e Putinit

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka dalë me një përfundim zyrtar që kundërshton versionin e Kremlinit mbi sulmin e fundit me dron. Sipas raporteve të mediave prestigjioze si Wall Street Journal dhe CNN, inteligjenca amerikane ka vërtetuar se objektivi i Ukrainës nuk ishte Vladimir Putini apo shtëpia e tij private.

Analiza teknike, synimi ishte një bazë ushtarake

Ekspertët e CIA-s kanë analizuar trajektoren dhe llojin e dronëve të përdorur, duke dalë në rezultate të qarta. Droni ishte drejtuar drejt një pike strategjike ushtarake në të njëjtin rajon. Pozicioni i dronit nuk ka pasur asnjë lloj afërsie me pronën e Presidentit rus.

Fragmentet e paraqitura nga Moska si “provë” po trajtohen me skepticizëm të lartë nga komuniteti ndërkombëtar i inteligjencës.

Kthesa e Presidentit Trump

Lajmi ka shkaktuar interes edhe për shkak të qëndrimeve të ndryshueshme në Shtëpinë e Bardhë. Fillimisht, Presidenti Donald Trump pati shprehur kritika ndaj Ukrainës pas një bisede telefonike me Putinin.

Megjithatë, raportohet se pasi u informua zyrtarisht nga drejtuesit e inteligjencës mbi gjetjet e CIA-s, tonet e tij kanë ndryshuar, duke pranuar versionin e dokumentuar të fakteve. /rtsh/

Share This