Chelsea triumfon ndaj Panathinaikos, prin në Ligën e Konferencës
Chelsea e ka shënuar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
“Blutë” e Londrës triumfuan 1:4 në udhëtim ndaj Panathinaikos, shkruan Express.
Joao Felix kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 22-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Mudryk i cili asistoi në golin e parë, shënoi në të dytin në minutën e 49-të, para se të asistonte sërish për Felix gjashtë minuta më pas.
Nkunku shënoi në të 59-tën për 0:4.
Krejt çfarë arritën të bënin grekët ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 69-të nga Pellistri..
Me këtë fitore, Chelsea prin në renditje me gjashtë pikë nga dy ndeshje.