Certifikohet nga FSK-ja grupi i tretë i kursantëve nga Ukraina

Certifikohet nga FSK-ja grupi i tretë i kursantëve nga Ukraina

Sot me ceremoni u certifikuan grupit i tretë i kursantëve nga Ukraina

Për 6 javë trajnim nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së dhe instruktorët Amerikan të EUCOM, kursantët janë trajnuar në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.

Në ceremoni komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade, Naim Haziri ka uruar kursantët duke theksuar rëndësinë e misionit të tyre fisnik, ai gjithashtu ka cekur rëndësinë e përkrahjes së ofruar nga FSK si ushtri e rreshtuar me aleatët perëndimor për të ndihmuar Ukrainën në misionin e largimit të mjeteve të pashpërthyera.

“Kursantët do të kthehen në Ukrainë dhe do të japin kontributin në njësit e tyre për eliminimin e rreziqeve nga mjetet shpërthyese. Forca e Sigurisë së Kosovës ka ofruar kapacitetet e saj në mbështetje të vazhdueshme për të ndihmuar Ukrainën të përballoi invazionin që i bëri Rusia”, njofton FSK.

Share This