Çerekfinalet e Kupës rikthen me dy superpërballje
Emocionet e Kupës së Kosovës në basketboll, rikthehen sonte me dy superpërballje, ku do të ballafaqohen Sigal Prishtina-Peja dhe Trepça-Proton Cable Prizreni.
Padyshim se sfida kryesore është dueli mes prishtinasve dhe pejanëve, sfidë kjo që luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Verdhezinjtë fituan duelin e parë 74:71, duke pasur epërsi prej tre pikësh. Prishtinasit duhet të fitojnë me katër pikë dallim për të kaluar tutje, kurse nëse fitojnë me tri pikë, ndeshja do të shkojë në vazhdime.
Krahas duelit Sigal Prishtina-Peja, do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit. Mitrovicasit fituan ndeshjen e parë me 18 pikë dhe kanë epërsi komode për të kaluar në gjysmëfinale.
Ndërkaq, dy ndeshjet tjera të këtij rrethi garash luhen nesër, ku takohen Bashkimi-Bora dhe Ylli-Vëllaznimi.
Epërsi nga ndeshjet e para kanë edhe Bashkimi ndaj Borës, me 22 pikë dallim, 88:66, si dhe Vëllaznimi ndaj Golden Eagle Yllit me 18 pikë epërsi, 100:82.
Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para. Edhe në gjysmëfinale do të zhvillohen nga dy ndeshje, derisa finalja në shkurt të vitit të ardhshëm.
KUPA E KOSOVËS (ÇEREKFINALET II)
Sonte takohen:
19:00 Trepça – Proton Cable Prizreni (91:73)
19:00 Sigal Prishtina – Peja (71:74)
Të enjten takohen:
19:00 Bashkimi – Bora (88:66)
19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi (82:100)