
Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit
Shtimja shumë shpejtë do të bëhet me stadium moderne.
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se Shtimja do të bëhet me stadium që do të ketë kapacitet prej mbi 1500 ulësesh dhe tribunë e kushte moderne.
“Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit. Shtimja do të ketë stadium me kapacitet prej mbi 1500 ulësesh dhe tribunë e kushte moderne. Me këtë investim po i japim qytetit një hapësirë të re sportive, funksionale dhe të denjë për gara dhe aktivitete. Po vazhdojmë me përkushtim përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjitha komunat”, ka shkruar Çeku.