“Çeku ishte në arabisht, madje e bëmë një foto”, agjenti zbulon prapaskenat e transferimit 222 milionë eurosh të Neymar te PSG

“Çeku ishte në arabisht, madje e bëmë një foto”, agjenti zbulon prapaskenat e transferimit 222 milionë eurosh të Neymar te PSG

Transferimi i brazilianit Neymar Junior nga Barcelona te Paris Saint-Germain në verën e vitit 2017 mbetet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Wagner Ribeiro, ish-agjenti i superyllit brazilian, zbuloi disa detaje nga prapaskenat në dokumentarin Complement d’enquete, i cili fokusohet në ndikimin dhe metodat e presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe beIN Media Group.

Ribeiro kujtoi momentin kur PSG i pagoi Barcelonës klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurosh, duke e përshkruar atë si pothuajse surreale.

“Ishte një çek i paharrueshëm. Ne e bëmë edhe një foto. Ishte nga Banka e Katarit dhe e shkruar në arabisht. Nuk kuptova gjithçka, por ai numër do të më mbetet përgjithmonë në kujtesë”, ka thënë fillimisht Ribeiro.

Ish-agjenti i njohur zbuloi gjithashtu detaje të ofertës financiare që e bindi Neymar të largohej nga Barcelona.

“Në Spanjë, ai fitoi 25 milionë euro në vit, në PSG filloi të fitonte 40 milionë. Nasser donte të fitonte Ligën e Kampionëve dhe shpenzoi pa kufi. Kur Katari vendos të arrijë diçka, ata e arrijnë atë”, përfundoi ish-agjenti i Neymar.

Share This