Çdo vit nga aksidentet rrugore vdesin rreth 1.2 milion njerëz mbarë botën
Çdo vit si pasojë e aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milion persona dhe lëndohen 40 deri në 50 milionë të tjerë.
Aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë për grupmoshat 5 deri në 29 vjeç. Prandaj OKB-ja ka nisur tani fushatën #MakeASafetyStatement, e cila synon të rrisë sigurinë rrugore dhe ta përgjysmojë këtë shifër deri në vitin 2030, shkruan DW.
“Siguria rrugore nuk është kurrë e përfshirë sa duhet në agjendat politike në shumicën e vendeve. Pasojat e aksidenteve i njohim, por në lidhje me aksionet e ndërmarra për parandalimin, jemi shumë mbrapa” , tha Jean Todt, i Dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për sigurinë rrugore.
Ai vuri në dukje se çdo vit prej aksidenteve rrugore vdesin 1.2 milion persona dhe plagosen 40 deri në 50 milionë të tjerë, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.