Casemiro: Brazilit i duhej një trajner i kalibrit të Ancelotti

Casemiro: Brazilit i duhej një trajner i kalibrit të Ancelotti

Mesfushori brazilian Casemiro në një intervistë për ‘ESPN’, ka folur me entuziazëm lidhur me emërimin e Carlo Ancelottit si trajner i ri i kombëtares së Brazilit.

Sipas tij, italiani është zgjedhja më e natyrshme pas largimit të Tite dhe përfaqëson nivelin që Brazili ka nevojë në bankinë.

“Pas largimit të Tite, mendoj se ai ishte zgjedhja më e natyrshme. Brazili kishte nevojë për një profesionist të kalibrit të tij, një emër i shquar që kërkon respekt”, tha Casemiro.

Mesfushori i Manchester United nuk kurseu fjalët e mëdha për Ancelottin, me të cilin ka punuar te Real Madridi.

“Është e jashtëzakonshme, e pabesueshme mënyra se si ai flet për futbollin, thellësia me të cilën e kupton lojën. Le ta shijojmë këtë moment, sepse pavarësisht fitoreve apo humbjeve, kur flet për futbollin, ai kullon karizëm dhe ka aftësinë t’i shtyjë lojtarët të japin më të mirën e tyre”, ka theksuar Casemiro.

Megjithatë, ai shprehu një dozë zhgënjimi për kohëzgjatjen e shkurtër të kontratës së trajnerit italian.

“Jam i lumtur që një trajner i nivelit të tij po drejton kombëtaren braziliane, por jam pak i zhgënjyer që është vetëm për një periudhë të shkurtër. E njoh shumë mirë dhe një vit… nuk mjafton. Do të kishim nevojë për më shumë kohë”, pohoi Casemiro.

Share This