Carragher kritikon Liverpool-in: Mundësi e humbur
Liverpool ngadalëson pak ecurinë e tij të çmendur: pas tre fitoreve radhazi dhe në përgjithësi 19 ndeshjeve të luajtura në ligë nga të cilat ka fituar 14, vjen një barazim 2-2 në Anfield përballë Manchester United.
Megjithatë, asgjë nuk komprometohet, diferenca ndaj të dytit në tabelë, Arsenal, mbetet e madhe: 6 pikë, me një ndeshje më pak të luajtur. Rruga e Salah dhe shokëve të tij mbetet e qartë duke synuar me vendosmëri titullin.
Megjithatë, dikush në Angli po flet për një mundësi të humbur për Reds. Një fitore do të nënkuptonte që t’i jepej një goditje pothuajse përfundimtare Premier League. Ky është mendimi i ish-it, të madhit Jamie Carragher, i cili nga studiot e BBC, tha: “Duket si një mundësi e humbur për Liverpoolin. Ata do të kenë parë rezultatin e Arsenalit mbrëmë dhe do të prisnin të hynin në këtë lojë dhe të fitonin. Kishte një ndjenjë shumë të fortë se Liverpool do ta fshinte Manchester United para ndeshjes. Njerëzit po flisnin se sa shumë gola do të shënonin, nuk duhej të ishte kështu, në fakt fusha foli ndryshe”.