Calhanoglu nuk e di nëse do ta mbyll karrierën në Turqi
Mesfushori turk i Interit, Hakan Calhanoglu nuk e di nëse do mbyll karrierën në vendlindjen e tij.
Reprezentuesi i Turqisë tashmë është një nga lojtarët kryesor tek Interi.
Calhanoglu duke folur për mediet turke, ka thënë se dëshiron që karrierën ta mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.
“A do ta përfundoj karrierën time në Turqi? Nuk mund të them, qëllimi është ta përfundoj në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Calhanoglu.
Ai ka shtuar se “ndihet mirë tek kampionët në fuqi të Italisë”.