Çaji i zi i kontribuon pozitivisht në shëndetin kardiovaskular

Çaji i zi i kontribuon pozitivisht në shëndetin kardiovaskular

Sipas hulumtimeve klinike, pirja e të paktën tre deri në pesë gota çaji të zi në ditë, kontribuon ndjeshëm në shëndetin kardiovaskular, sipas rektorit të Universitetit turk “Recep Tayyip Erdogan”, Yusuf Yilmaz.

Në konferencën për media që mbajti në universitet, Yilmaz tha se artikulli shkencor që ai përpiloi, i cili përshkruan “Efektet pozitive të çajit të zi në shëndet”, u publikua në revistën ndërkombëtare “International Journal of Food Science”.

Duke vënë në dukje se janë një universitet i specializuar në fushën e çajit, Yilmaz tha se çaji është pija më e konsumuar në botë pas ujit.

“Prandaj është një ekonomi shumë e rëndësishme. Ne përpiluam artikujt ekzistues shkencorë mbi përfitimet shëndetësore të çajit dhe i sollëm në literaturë si një artikull i vetëm”, u shpreh ai.

Yilmaz tha se çaji ka shumë efekte pozitive në shëndetin e njeriut.

“Sipas hulumtimeve klinike, pirja e të paktën tre deri pesë gotave çaj në ditë kontribuon ndjeshëm në shëndetin kardiovaskular. Çaji redukton arteriosklerozën dhe shkakton ulje të lehtë të presionit të gjakut. Ndikon pozitivisht në kolesterolin e keq, i cili është faktor rreziku për sëmundjet e zemrës, pra shkakton rënie të lehtë”, tha Yilmaz.

Ai gjithashtu tregoi se çaji i cili ul sasinë e yndyrës në gjak, ka edhe efekt antioksidant.

“Bakteret e dobishme në zorrët tona përmirësojnë florën që ne e quajmë mikrobiotë në mënyrë pozitive. Ne e quajmë mikrobiotën një tru të dytë. Mund të themi se zorrët tona janë organi më i madh endokrin. Ajo ka rol në shumë fusha si psikologjia, shëndeti kardiovaskular dhe zhvillimi i kancereve të tjera. Ka efekt pozitiv. Nuk duhet të reduktojmë efektet pozitive të çajit duke përdorur sheqer apo cigare. Çaji është pije e dobishme dhe e shëndetshme. Ne besojmë se është një burim shërimi”, tha rektori i universitetit, Yilmaz. /atsh/

Share This