Bunjaku: Nuk i besoj sondazheve, Kurti është një mashtrues tipik

Bunjaku: Nuk i besoj sondazheve, Kurti është një mashtrues tipik

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, nuk i beson sondazheve që Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë në zgjedhjet e radhës.

Kështu u shpreh ajo në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke shtuar që “nuk i besojmë sondazheve absolutisht, ne si LDK jemi duke e bërë punën tonë në terren, jemi të konsoliduar më shumë se kurrë dhe garojmë për vendin e parë”.

Ajo tutje e cilësoi kryeministrin Albin Kurti si mashtrues tipik që i mashtron qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa për presidenten Vjosa Osmani vlerësoi se ka përfituar prej Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që ta gëzojë sot pozitën e presidentes.

“Tani ajo do të duhej ta respektojë kushtetutën dhe të bëjë një shkëputje nga Kurti sepse ai është thjesht një mashtrues i qytetarëve dhe kjo nuk i bën nder nëse është bashkë me të”, u shpreh Bunjaku-Rexhepi.

Share This