Broja për tifozët e Evertonit: Më e mira ende nuk ka ardhur
Për Armando Brojën kanë nisur ditët e vërteta të një futbollisti pasi lëndimi duket se është një kujtim i largët dhe sulmuesi po “jeton” me futbollin gjithmonë e më shumë.
Në një prononcim të shkurtër pas humbjes që pësoi Evertoni përballë Notingam Forestit, shqiptari siguroi tifozët se më e mira ende nuk ka ardhur.
“Duhet që të kishim bërë më shumë përballë Notingam Forestit, por u them tifozëve se duhet që të kenë besim pasi ditë më të mira do të vijnë”, pohoi Broja.